
Diant Ramaj është shumë pranë “exit-it” tek Ajax. Shqiptari me shumë mudnësi do të bëj hapin e madh në karrierë, pasi një ndër klubet më legjendare gjermane është vënë nën gjurmët e tij.
Portieri kuqezi është një ndër perspektivat më të mëdha të portës. Ai ka luajtur për klubin holandez që prej largimit nga Frankfurt ku u vërejt si një talent në portë.
23 vjeçarit nuk iu dha mundësia që të ishte startues në klubin e “shqiponjave” gjermane, por talenti mesa duket kësaj here mund të rikthehet sërish në Bundesliga.
Borussia Dortmund kërkon të marrë shërbimet e gardianit me origjinë nga Kosova, por që përfaqson Gjermaninë, i lindur në Stuttgart dhe i rritur në akademinë e klubit të qytetit të Mercedes-Benz. Ramaj në Amsterdam që në fillim ra në sy për paraqitjet e mira, si dhe kishte një vend fiks titullari në Eredivisie.
Për më tepër, dardani luante edhe në Europë, ku dhuroi pritje fantastike në sfida të vështira në Europa League vjet për “shigjetarët”. Por ja që klubi legjendar tulipan këtë sezson i ka besuar vetëm 1 herë në ligë holandeze gardianit me numër 40. Lënia në “hijë” dhe rikthimi në ekipet zinxhir për të gjetur minuta në ligën e dytë, kanë bërë që Diant Ramaj të jetë i sigurt për largimin.
Edhe verdhezinjtë megjithatë nuk pritet t’i besojnë menjëherë shqiptarit. Një huazim deri në fund në Danimarkë, në klubin më të titulluar të vendit shihet si një opsion i mundshëm.
Copenhagen sipas burimeve është e interesuar për të sjell në vendin nordik Diantin, i cili po “shëtit” nëpër klube me shumë peshë në kontinent.
???????? BREAKING | Diant #Ramaj will join Borussia Dortmund with immediate effect ✔️
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) February 2, 2025
Understand total agreement with Ajax now has been reached. Transfer fee: €5m. Contract until 2029.
Ramaj is expected to arrive in Dortmund later today. Medical on Monday. After his medical with… pic.twitter.com/qbppa8Ag4G