
Harry Kane dhe Omar Marmoush
Në Gjermani e bëjnë të kryer. Omar Marmoush do të jetë lojtari më i ri i Manchester City. Sipas gazetarit të “SkySport”, Florian Plettenberg, sulmuesi i Frankurt do të lërë Bundesligën për Premier League.
Klubi i “Qytetarëve” pritet t’i ofrojë futbollistit egjiptian një kontratë afatgjate, pra 5 vjeçare. Ndërsa shuma që City pritet të paguajë te klubi gjerman, është rreth 60 milionë euro.
Kujtojmë se Marmoush po kalon formën e jetës gjatë këtij sezoni futbollistik. Në 24 ndeshje të zhvilluara deri më tani, egjiptiani ia ka dalë që të shënojë 18 gola dhe të asistojë në 12 të tjerë.
Poll