Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Drejtuesit 'harrojnë' shkarkimin, Thomas Tuchel mund të qëndrojë në Mynih

Shkruar nga NEWSPORT
Drejtuesit 'harrojnë' shkarkimin, Thomas Tuchel mund të
Trajneri i Bayern Munich, Thomas Tuchel

Thashethemet për trajnerin e ri të Bayern Munich nuk kanë fund. Pas refuzimeve të Xabi Alonso, Julian Nagelksmann, Ralf Rangnick dhe Oliver Glasner, klubi gjerman është ende në kërkim të trajnerit të ri.

Nuk përjashtohet edhe një rikthim i Hansi Flick, por “Bild” raporton diçka tjetër mjaft interesante.

Hipoteza e qëndrimit të Tuchel nuk është më diçka që nuk mund të ndodhë. Pas një periudhe të vështirë në fillim, tekniku gjerman arriti që të shkonte në gjysmëfinale të Champions League, ku u eliminua më pas nga Real Madrid.

Megjithatë, në kampionat gjërat nuk shkuan siç duhet, duke e humbur titullin kampion pas 11 vitesh. Por Tuchel dhe ekipi mesa duket kanë gjetur harmoninë që mungonte dhe qëndrimi i gjermanin në krye të bavarezëve nuk përjashtohet.

Kujtojmë që para pak kohësh klubi e njoftoi Tuchel-in për mbylljen e bashkëpunimit në fund të sezonit aktual, por gjithçka mund të ndryshojë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga