
Joshua Kimmich
Para dy ditësh, Bayern Munich rinocoi kontratën me mbrojtësin anësor Alphonso Davies. Por bavarezët ende janë të shqetësuar për Joshua Kimmich, kontrata e të cilit përfundon në fund të sezonit.
Në një intervistë për mediat gjermane, drejtori sportiv i Bayernit Max Eberl foli rreth temës së mesfushorit. “Joshua Kimmich mbush 30 vjeç të shtunën, ai është një lojtar i Bayernit prej një dekade. Lojtarët janë njerëz që kanë planet e tyre dhe jo robotë.
Sigurisht që ne e dimë se nuk mund të presim përgjithmonë, por duam t’i japim kohë mesfushorëit dhe ta lëmë të maturojë mendimet e tij nëse Bayern Munich është klubi ku ai dëshiron të vazhdojë.”, shprehet drejtori sportiv.
Poll