
Thomas Muller & Bryan Zaragoza
Bryan Zaragoza me shumë mundësi do të largohet përfundimisht nga Bayern Munich këtë merkato verore. Pas i përfundoi huazimi te Osasuna, bavarezët po mendojnë ta sheshin.
Sulmuesi 21-vjeçar nuk ka vend në ekipin e Vincent Kompany pavarësisht largimit të Sane apo dëmtimit të Musialës. Në këto kushte, klubi gjerman po tenton të gjejë një blerës.
Klubi që ka dalë së fundmi në skenë është Olympiacos. Gjiganti grek ka shfaqur interes për sulmuesin e majtë, teksa bisedimet pritet të nisin në një të ardhme të afërt.
Momentalisht, Zaragoza e ka vlerën në “Transfermarkt” 12 milionë euro, ndërkohë që Bayern Munich mund të kënaqet edhe me 10 milionë.
Poll