
Joshua Kimmich zyrtarisht në merkato. Edhe pse klubet evropiane mendonin se mesfushori do të vazhdonte karrierën e tij në Gjermani dhe pritej rinovimi i kontratës ndryshe nga sa është folur situata është pothuajse në kushte të tjera.
“Bild” raportoi se rinovimi ka qënë pothuajse inegzistent prej shumë kohësh. Bayern thuhet se ka tërhequr kushtet që kishte negociuar atë kohë dhe pikërisht tani nga kjo mosmarrëveshje Kimmich është më afër se kurrë për të qenë i lirë në qershor të 2025.
Duket e qartë se në Bavaria nuk mund të ketë një marrëveshje midis kapitenit dhe drejtuesve të nënkampionëve. Megjithatë gjermani siç dihet prej kohës ka ndërprerë bisedimet me gjigandët e tjerë europian.
Një situatë e papritur, pasi drejtori sportiv Max Eberl para pak kohësh pohoi se po negociohej rinovimi me lojtarë si , Jamal Musiala dhe Kimmich duke qenë prioritet për skuadrën. Tashmë Joshua është i lirë të nënshkruaj me cilindo ekip pasi kontrata i përfundon në fund të sezonit.