
Ndeshja e javës së 7-të në Bundesliga mes Freiburgut dhe Augsburgut u mbyll në shifrat 3-1 për vendasit. Në këtë takim u vu re inkuadrimi në fushë i dy lojtarëve të kombëtares së Kosovës, Florent Muslija dhe Elvis Rexhbecaj. Të dy futbollistët patën mundësi aktivizimi.
Rexhbecaj e nisi takimin si titullar në mesin e fushës por u zëvendësua në minutën e 78’. Pati 41 prekje të topit, 3 topa të gjatë dhe 4 krosime. 2 driblime të sukseshme dhe 1 goditje jashtë kuadrati ishin bonuse në statistikat e lojtarit të qyetit gjerman në Bavari, Augsburg.
Muslija luajti më pak minuta sepse hyri në minutën e 66’. Florenti luan për llogari të Freiburgut që vjet luajti në Europa League. 26 vjeçari nuk dha shumë impakt pasi ekipi i tij kishte kryer punë me 3 gola avantazh, kur mesfushori hyri në lojë.
Të dy lojtarët u vlerësuan me notë të barabartë, 6.5 secili. Në fund në këtë derbi të shqiptarëve të Kosovës në mes të Gjermanisë ia doli Muslija të dilte fitimtar ndaj Augsburgut të Rexhbecajt dhe kështu ish-lojtari i Paderborn hedh kandidaturë të fortë për një vend në europë teksa freiburgasit renditen në vendin e dytë, tani për tani.