Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Borussia Dortmund e largon për mungesë eksperience, 21-vjeçari bashkohet me mesfushorin e Shqipërisë

Shkruar nga NEWSPORT
Borussia Dortmund e largon për mungesë eksperience, 21-vjeçari
Guille Bueno

Guille Bueno nuk do të jetë pjesë e Borussia Dortmund këtë sezon. Mbrojtësi spanjoll nuk ka eksperiencën e duhur për të luajtur me verdhezinjtë dhe këta të fundit e kanë dërguar në huazim.

Bueno është bashkuar me ekipin e Darmstadt, aty ku luan edhe mesfushori i Kombëtares shqiptare, Klaus Gjasula. 21-vjeçari spanjoll do të jetë në huazim deri në verën e vitit 2025, duke u munduar që të lërë shenjë.

Kujtojmë që Bueno e ka nisur karrierën e tij në Spanjë me ekipin e Areosa, për t’u transferuar më pas te Deportivo La Coruna. Në vitin 2021, mbrojtësi spanjoll u bashkua me ekipin e dytë të Borussia Dortmund, teksa në ekipin A ka luajtur vetëm në miqësore.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga