Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BUNDESLIGA

Bie pista Zidane, Bayern Munchen përgatit rikthimin e bujshëm

Shkruar nga NEWSPORT
Bie pista Zidane, Bayern Munchen përgatit rikthimin e bujshëm
Julian Nagelsmann & Hansi Flick

Ka një debat në Gjermani e jo vetëm se kush do të jetë trajneri i ri i Bayern Munchen. Aktuali, Thomas Tuchel do të largohet në fund të sezonit, siç njoftoi dhe klubi, por pikëpyetje mbeten ende rreth figurës që do të zgjidhet nga bordi drejtues për trajnerin e ri.

Në Spanjë u ngrit hipoteza Zinedine Zidane, i cili ka gati 3 vite pauzë, mirëpo mediet gjermane ditën e sotme kanë raportuar për zbehje të kandidaturës së francezit.

Për pankinën e Bayern Munich, dy kandidatë mbeten përpara të gjithëve. Zgjedhja e parë do të ishte rikthimi i Julian Nagelsmann, i shkarkuar pak më shumë se një vit më parë dhe ndërkohë do të mbante detyrën si teknik i Gjermanisë.

Si alternativë e dytë shihet italiani Roberto De Zerbi që tani është trajner i Brighton. De Zerbi është një emër i ri në botën e trajningut dhe ka impresionuar me futbollin e tij në Premier League.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga