
Bayern Munich
Bayern Munich dhe Liverpool kanë nisur një garë të ‘ashpër’, por jashtë fushës së lojës. Gjiganti gjerman dhe ai anglez kanë të njëjtin objektiv në merkato dhe ai është një 17-vjeçar.
Assan Ouedraogo është i dëshiruari i shumë ekipeve ‘big’ të Europës, por bavarezët dhe Liverpooli janë më të interesuarat. Mesfushori është kthyer në një objektiv serioz për këto dy ekipe, teksa në merkaton verore, 17-vjeçari pritet të jetë një temë e nxehtë diskutimi.
Momentalisht, Assan Ouedraogo aktivizohet me Schalke 04, me të cilët ka një kontratë të vlefshme deri në vitin 2027. Ndërsa këtë sezon Ouedraogo ka luajtur 14 ndeshje, ku ka shënuar 1 gol dhe ka asistuar në 2 të tjerë.

Assan Ouedraogo
Poll