
Joshua Kimmich
Bayern Munchen ka shpartalluar Leipzig me shifrat e thella 5-1 në javën e 15-të të Bundesligës, fitore që bën bavarezët edhe më të padiskutueshëm për titullin kampion.
Të besuarit e Kompany e nisën menjëherë me gol të Musialës, të cilët u barazuan pas një minuti nga Benjamin Sesko. Megjithatë goli i sllovenit nuk ia prishi aspak stabilitetin ekipit vendas.
Në pjesën e parë Bayerni udhëhoqi shifrat 3-1 ndaj Leipzig duke shënuar dy herë me Laimer dhe Kimmich. Ndërsa në pjesën e dytë, ekipi i Kompany shënoi dhe dy herë me Sane dhe Davies.
Kjo fitore e shkëput Bayernin momentalisht 7 pikë nga vendi i dytë i Leverkusenit që ka një ndeshje më pak. Leipzig nga ana tjetër mbetet në vendin e katërt.
Poll