
Albian Hajdari
Në Bayer Leverkusen po përgatiten për largimet e Jonathan Tah dhe Piero Hincapie në merkaton e verës. Klubi gjerman po ndjek gjurmët e qendërmbrojtësit shqiptar tashmë.
Bëhet fjalë për Albian Hajdarin që është një objektiv konkret i “aspirinave” për merkaton e verës. 21-vjeçari i Kombëtares së Zvicrës ka një klauzolë lirimi me Luganon prej 5 milionë euro, shifër e cila do të paguhej pa asnjë problem nga kampionët e Gjermanisë.
Siç raportojnë mediat zvicerane, thuhet se kanë nisur bisedimet mes Luganos dhe Bayer Leverkusen për shërbimet e Albian Hajdarit. Djaloshi me origjinë shqiptare ka zhvilluar një paraqitje me Kombëtaren e Zvicrës para një jave.
Poll