
Bayer Leverkusen arriti të fitonte për herë të parë në histori titullin kampion në Bundesligë. Një sezon fantastik nga skuadra e Xabi Alonson që në fund konkretizohet me trofe.
Por jo vetëm kaq, Leverkusen mund të përfitojë nga shitja e disa lojtarëve gjatë merkatos së verës. I pari është Florian Wirtz që mund të mbushë arkat e gjermanëve. Ofertat për 20-vjeçarin kanë vërshuar dhe tashmë drejtuesit synojnë të përfitojnë sa më shumë prej tij.
Kampionët e Bundesligës janë gati ta shesin dhe diçka të tillë e ka konfirmuar drejtori i përgjithshëm i klubit, Fernando Carro, në një intervistë për Radio “MARCA”.
“Askush nuk është i pashitshëm, por për më pak se 150 milionë euro Wirtz nuk do të largohet”, ka thenë shkurtimisht drejtori i përgjithshëm Leverkusen. Barcelona, Real Madrid, Manchester City, Liverpool, Manchester United dhe Bayern Munich janë duke kërkuar shërbimet e yllit të ri gjerman.
Ëirtz ka shënuar 17 golash dhe 18 asistimesh në të gjitha garat ku Leverkusen ka marrë pjesë në 41 ndeshje gjithsej.