
Harry Kane vazhdon të jetë i pandalshëm në këtë sezon. Sulmuesi po bën paraqitje fantastike me Bayern Munich, teksa mbrëmjen e djeshme arriti të shënonte një tjetër gol në këtë sezon.
Në sfidën që Bayern Munich fitoi 4-0 ndaj Club Brugge, anglezi shënoi golin e 20-të në këtë sezon. Diçka të tillë e ka arritur në 12 ndeshje të luajtura në këtë sezon në të gjitha garat.
Këtë statistikë nuk e kanë bërë as Cristiano Ronaldo dhe as Lionel Messi. Portugezi numrin 20 të golave e ka arritur në 13 ndeshje në sezonin 2014-2015. Ndërkohë argjentinasit për të arritur këtë kuotë golash i është dashur 17 ndeshje dhe diçka të tillë e ka bërë për 3 sezone të ndryshme.
Statistika këto që tregojnë se Kane në këtë sezon është sulmuesi më “vrastar” para ported he shifra të cilat padiksutim do të thellohen në vazhdim, pasi siç dihet është vetëm fillimi i një sezoni të gjatë për të.