
Alphonso Davie me shumë gjasa do të vazhdojë qëndrimin te Bayern Munich. Kanadezi pej muajsh ishte kthyer në një objektiv të Real Madrid, por interesimi i madrilenëve duket të jetë zbehur.
Sipas Christian Falk, bëhet me dije se diçka e tillë ka mërzitur Davies. Forma mbresëlënëse e Ferland Mendy ka bërë që Real Madridi të ftohë interesin e tyre për Davies. Ky i fundit pavarësisht se nuk e dëshiron diçka të tillë, sërish mendon për qëndrimin e tij te Bayern Munich, si një mënyrë “hakmarrje” ndaj “Los Blancos”
Konktrata aktuale e 23-vjeçari me bavarezët i përfundon në fund të qershorit të vitit 2025. Nëse palët dakortësohen për qëndrimin, atëherë mes tyre pritet të zgjatet marrëveshja.
???? NEW: Alphonso Davies can ‘imagine’ staying at Bayern for the next few years. That also has to do with the fact that Real Madrid aren’t really moving for him. @cfbayern, @altobelli13 pic.twitter.com/HgK60b40rx
— Madrid Xtra (@MadridXtra) May 16, 2024