
Jonathan Tah
Jonathan Tah vazhdon të jetë një objektiv në merkato pavarësisht se Bayern Munchen nënshkroi me Hiroki Ito. Bavarezët zyrtarizuan qendërmbrojtësin japonez të cilin e blenë për 30 milionë euro nga Stuttgart.
Drejtuesit e Bayern do të vijojnë të insistojnë në bisedime me Bayer Leverkusen për Tah. Ka një distancë për çmimin e lojtarit, por plani i Bayern është të afrojë 2 qendërmbrojtës këtë verë pasi 2 të tjerë do të largohen.
Vetë Tah dëshiron një lëvizje drejt gjigantëve gjerman, por ka lënë gjithçka në duar të klubeve pasi aktualisht është i fokusuar me Kombëtaren gjermane në Euro 2024.
Poll