
Holanda
Xavi Simons ishte një nga lojtarët që bëri paraqitje mjaft pozitive me Holandën në Euro 2024. Në këtë mënyrë holandezi mori vëmendjen e disa klubeve.
Bayern Munich mendon seriozisht për transferimin e Simons. Gjermanët kanë nisur bisedimet me PSG-në për të bërë të mundur këtë operacion. Sipas mediave gjermane bëhet me dije se bavarezët kanë arritur akordin me parizienët për huazimin e lojtarit.
E gjitha kjo është dakortësuar për 70 milionë euro. Pavarësisht kësaj edhe dy klube të tjera kanë interes për Simons dhe do të tentojnë transferimin e tij deri në minutën e fundit.
Manchester United dhe Barcelona po tentojnë ta bindin lojtarin. Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët në vijim.
Poll