Florian Wirtz është një nga talentët gjerman që po pushton Europën. Disa ekipe kërkuan shërbimet e tij gjatë merkatos së verës, por Leverkusen ia doli ta mbante në skuadër.
Por jo për shumë gjatë, pasi në merkaton e ardhshme me siguri ofertat për të do të jenë akomë më shumë tunduese. Kështu sipas "Bild" bëhet me dije se Arsenal është skuadra që në merkaton e janarit e ka kthyer si priotitet transferimin e Wirtz.
Mikel Arteta i pëlqen shumë karakteristikat e 21-vjeçarit dhe do të ishte i gatshëm ta mirëpriste atë në Emirates. Nga ana tjetër siç dihet te Leverkusen nuk kanë ndermend të heqin dorë lehtë, teksa kërkojnë jo më pak se 150 milionë euro për ta lënë të lirë.
Një shifër kjo që konsiderohet e lartë për “Topçinjtë”, ndërsa mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në muajt e ardhshëm. Kujtjmë se këtë sezon 21-vjeçari ka luajtur në 7 ndeshje me kampionët e Bundesligës dhe ia ka dalë të shënojë 6 gola dhe të dhurojë edhe 1 asist.