Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Alex Ferguson injoron Messin: Ronaldo më i miri në botë dhe mund të luajë me Milwall ose QPR, Leo s’e bën dot!

Shkruar nga NEWSPORT
Alex Ferguson injoron Messin: Ronaldo më i miri në botë dhe mund
Alex Ferguson, Cristiano Ronaldo dhe Leo Messi

Legjenda e Manchester United, Aex Ferguson ka folur së fundmi për dyshen Ronaldo – Messi, për të cilët debatohet më së shumti. I pyetur se cili është lojtari më i mirë në botë, sigurisht që ish-trajneri i “Djajve të Kuq” e kishte një përgjigje.

Ferguson thotë se Rolando është lloji i lojtarit që mund të luajë me ekipe si Milwall apo QPR, por Leo Messi nuk e bën dot diçka të tillë. Me këtë, ish-trajneri i CR7 nënkupton që ylli portugez është më i mirë se ai argjentinas.

“Njerëzit thonë se kush është lojtari më i mirë në botë? Dhe shumë njerëz me të drejtë thonë Messi, sepse nuk mund të debatosh me këtë, por Ronaldo mund të luajë për Millwall, QPR ose Doncaster Rovers, për këdo dhe të shënojë, gjë që Messi nuk mund ta bëjë”, tha Ferguson.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga