Brajan Gruda është ktheyr në lojtarin më të kërkuar në këtë merkato vere. Futbollisti me origjinë shqiptare zhvilloi një sezon fantastik me skuadrën e Mainz, ku falë paraqitjeve të tij ia ka dalë të marrë vëmendjen e disa ekipeve.
Oër 20-vjeçarin ka interes nga Bayer Leverkusen, Bayern Munich, Borussia Dortmund dhe Leipzig, ndërsa në Premier League pëlqehet nga Manchester United, Neëcastle dhe Aston Villa. Duke parë interesin e shumtë nga ekipet “big”, Mainz i ka vendosur çmim shqiptarit.
Kështu ekipi gjerman pëer të lënë të lirë Grudën kërkon minimalisht 25 milionë euro. Mbetet të shihet se cila skuadër do të shpenzojë këtë shumë për të transferuar 20-vjeçarin. Ky i fundit me Mainz në këtë sezon luajtur në 29 ndeshje, ku shënoi 4 gola dhe dhuroi 3 asiste.