
Eleminimi para kohe nga Champions League mos fitimi I titullit kampion ka sjell jo pak probleme te Juventusi. Bardhezinjtë janë të detyruar të shesin lojtarë pasi duhet të grumbullojnë rreth 100 milionë euro deri më datë 30 qershor për të përmirësuar buxhetin.
Mediat italiane bëjnë me dije se Juventusi do të sakrifikojë disa prej futbollistëve që kanë ofertë për të rregulluar bilancin. Lojtari i parë që ka një ofertë konkrete është mbrojtësi Demiral. Turku prej dy sezonesh nuk është një titullar fiks dhe kërkohet me ngulm nga Everton.
Klubi angleze ka gati ofertë rreth 25-30 milionë, por Juventusi kërkon diçka më shumë. Në merkaton e verës pritet të nisin negociatat pasi bardhezinjtë duan të shesin dhe kjo marrëveshje mund të mbyllet shumë shpejtë pasi palët pritet të gjejnë akordin.