Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

Boris Becker: Jam më i mirë si trajner

Shkruar nga NEWSPORT

Legjenda gjermane e tenisit, Boris Becker, po e shijon mjaft detyrën e trajnerit të numrit 1 në botë, serbit Novak Djokovic, teksa së bashku kanë fituar kudo ku kanë luajtur. Së fundi serbi triumfoi në Roland Garros, ndërkohë që Becker e ndjek nga pas kudo që ai lëviz dhe luan. “Më duhet të pranoj se jam më i mirë se trajner se sa si tenist”, ka thënë sot 48-vjeçari Boris Becker, që në karrierën e tij ka fituar 6 grand sleme (dy Australia Open, një US Open dhe tri Wimbledon).

[caption id="attachment_624" align="alignright" width="500"]becker trofe Boris Becker kur fitonte trofe si lojtar tenisi[/caption]

Për Becker ky triumf i Djokovic në Roland Garros ishte i rëndësishëm, pasi edhe gjermani, ashtu si serbi, deri ditën e diel nuk e ka fituar asnjëherë këtë grans slem. Ndaj për Becker ky sukses ka vlera, pasi ishte njësoj sikur ta kishte fituar ai. “Jemi një dyshe që funksionon mirë. Ky triumf në Paris ishte fantastik, pasi e donim të dy dhe e shijuam shumë. Por nuk do të ndalemi këtu. Që tani kam rezervuar një vend për në finale e Wimbledonit”, u shpreh Becker.

Boris Becker është një nga ikonat e sportit të tenisit, që në fushë është dalluar për teknikën e lartë, teksa i është dashur të përballet me emra të mëdhenj si Agasi e Sampras. Ai është bërë trajner i Djokovic në vitin 2014. I pyetur nëse Djokovic mund t’i fitojë të 4 grand slemet brenda nëj viti, trajneri gjerman tha: “Ne do të vazhdojmë të luftojmë për t’ia dalë mbanë. Këtë vit do të fokusohemi edhe te Lojërat Olimpike. Unë do të shkoj në Rio për ta mbështetur”, tha Becker, që shpesh gjatë ndeshjes analizon lojën e kundrshtarët dhe ndihmon Djokovic.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga