
Egnatia do të luajë ditën e nesëme ndeshjen e kthimit në Champions League. Një sfidë shumë e rëndësishme për rrogozhinasit, të cilët ndaj Borac Banja Luka do të synojnë fitoren për të siguruar kualifikimin për në fazën tjetër.
Dueli i parë mes tyre është mbyllur në 0-1 në favor të ekipit nga Bosnja – Hercegovina, me kampionët e Shqipërisë që do të kërkojnë “hakmarrjen” në “Elbasan Arena” në orën 21:00.
Prej ditësh ekipi i drejtuar nga Edlir Tetova ka vazhduar përgatitjet për këtë duel. nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, klubi “kërcënon” kundërshtarin e tyre, ndërsa shkruan se do të shihen të mërkurën në Elbasan.
“Shihemi të mërkurën në Elbasan”, ka shkruar klubi, ndërsa tregon foto nga seancat stërvitore të skuadrës.
View this post on Instagram