
Leonardo Bonucci po përflitet ditët e fundit për një rikthim në Itali. Mbrojtësi italian, i cili aktualisht mban veshur fanelën e Union Berlinit. Te skuadra gjermane nuk ka minutat që dëshiron dhe në këto kushte një rikthim në Serie A është mëse i mundshëm.
Në fakt thuhet se Roma është gati ta veshë verdhekuq, pasi eksperienca e tij do të ndihmonte skuadrën e Jose Mourinhon në pjesë e dytë të sezonit. Por diçka e tillë duke që nuk kënaq aspak tifozët.
Këto të fundit kanë reaguar ashpër në rrjetet sociale. Ultrasit verdhekuq nuk e mirëpresin Bonuçin për shkak të kaluarës së tij juventine dhe këtë e kanë shprehur hapur, aq më tepër tashmë që mbrojtësi është në ditët e fundit të karrierës.
“Nuk e duam, është juventin”, është një nga kometet e shumta të tifozëve në rrjetet sociale.