
Tashmë duket pothuajse e kryer. Bonucci dhe Juventus do të ‘ndahen’ nga njëri tjetri. Kapiteni po mendon për një aventurë të re pasi të mbyllë bashkëpunimin me “Zonjën e Vjetër”.
Duke parë situatën e mbrojtësit italian, janë futur menjëherë në lëvizje ekipe të shumta. Bëhet me dije se klube nga Arabia Saudite dhe Anglia kanë shfaqur interes për shërbimet e Bonuccit.
Al Hilal, Al Nassr, por edhe Newcastle kërkojnë që të afrojnë në ekipin e tyre liderin e “Azurrëve”. Juventus nuk do të bëhet pengesë për lojtarin dhe në këtë mënyrë do të kursente 6.5 milionë euro që aktualisht Bonucci fiton tek torinezët.
Poll