
Leonardo Bonucci duket i vendosur të qëndrojë te Juventusi, pasi lideri i “Zonjës së Vjetër” me shumë gjasa dëshiron të mbyllë karrierën e tij futbollistike te bardhezinjtë.
Për të përforcuar akoma më shumë diçka të tillë është bërë edhe refuzimi i ofertave nga vetë Bonucci. Ky i fundit kërkohetj nga Newcastle dhe në Arabinë Saudite.
Sipas “La repubblica” bëhet e ditur se 36-vjeçari nuk ka ndërmend të laergohet nga Torino dhe do t’i qëndrojë deri në fund kontratës së tij me Juventusin, e cila përfundon në qershorin e vitit të ardhshëm.
Në 502 ndeshje të zhvilluara në total me “Zonjën e Vjetër”, Bonucci ka arritur të shënojë 37 gola dhe të dhurojë edhe 10 asiste.
Poll