
Leonardo Bonucci duket drejt rikthimit në Itali. Aktualisht lojtari ndodhet në Itali për të festuar Krishlindjet dhe gjasat janë të qëndrojë më gjatë. Kjo për shkak se Roma e ka piketuar si një prej lojtarëve që mund të bëjnë punë në formacionin e Jose Mourinhos.
Te verdhekuqtë e shikojnë si zëvendësuesin e Smalling, i cili ëhstë i dëmtuar. Mourinho ka nevojë për një mbrojtës me eksperiencë për t’u aktivizuar në fushën e lojës, pasi as Kumbulla nuk është ende gati.
Gjithsesi pritet në ditët në vazhdi për të mësuar më shumë mbi këtë mundësi. Kujtojmë se mbrojtësi ka luajtur me Juventusin dhe Milan për disa sezone në Serie A, duke qenë një lider te "Zonja e Vjetër" dhe kuqezinjtë.
36-vjeçari aktualisht është nënkontratë me Union Berlin deri në qershor të vitit 2024, por te gjermanët nuk ka minutat e duhura.