Ish-mbrojtësi i Interit Andrea Ranocchia para pak ditësh dha një intervistë ku shprehu gjithë vlerësimin e tij për Leonardo Bonuccin. Ranoçhia dhe Bonuçi kanë qenë shok skuadre të Bari në sezonin 2009-2010.
“Ai është i shkëlqyer, është solid”, shprehet Ranocchia. “Ka 120 prezenca me Kombëtaren, ka fituar shumë Scudetti, ka luajtur dy finale në Champions, ka fituar një Kampionat Europian: të them që nuk ka qenë i mirë apo se nuk ka qenë më i mirë se unë është një çmenduri, nuk është as në qiell as në tokë. Kjo është meritokracia”.
Ndërsa Bonucci në rrjete sociale me një foto me Ranocchian ku shkruante: “Faleminderit! Por kjo është vetëm sepse në fillim të karrierës kam pasur një shembull të mirë...”
[caption id="attachment_686539" align="alignnone" width="181"] Bonucci-Ranocchia[/caption]