
Prestigjozja italiane “La Repubblica”, hedh një lajm bombë ditën e sotme duke trazuar ujërat e Romës dhe Real Madrid. E gjitha bëhet për shkak të së ardhmes së trajnerit Jose Mourinho. Raportimet thonë se Roma rrezikon të humbasë portugezin në fund të sezonit aktual, me një vit më herët sesa skadimi i kontratës së tij në 2024.
Rritja e ekipit ka rënë ndjeshëm të Roma, me kryeqytetasit që nuk po fitojnë dot me të mëdhat madje duke humbur edhe derbin. Drejtuesit po mendojnë të ulen në bisedime me Mourinhon për të diskutuar të ardhmen për më të mirën e të dy palëve.
Me kontratën në skadencë të Carlo Ancelottit, që do t’i japë lamtumirën madrilenëve në fund të sezonit, presidenti Perez do të thërriste menjëherë Mournhon për të marrë edhe nëj herë në dorë frenat e galaktikëve teksa rruga për fitimin e Champions League, u la përgjysëm nga portugezi vite më parë.