Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bojkotoi zgjedhjet e "FIFA The Best", reagon Zlatko Dalic: Të tregojnë respekt ndaj nesh, Kroacia ka bërë gjëra të mëdha

Shkruar nga NEWSPORT
Bojkotoi zgjedhjet e "FIFA The Best", reagon Zlatko Dalic: Të

Mbrëmjen e së hënës u mbajt ceremonia e "FIFA The Best" për më të mirët e vitit 2023. Edhe këtë herë Lionel Messi ia doli të fitonte çmimin e “Lojtarit më të mirë të vitit”, ndërsa la prapa Kylian Mbappe dhe Erling Haaland.

Të drejtën e votës për të zgjedhur më të mirin e kanë trajnerët, kapitenët e kombëtareve dhe gazetarët. Në sy ka rënë mungesa e timonierit të kombëtares së njohur kroate. Zlatko Dalic për të dytin vit radhazi i ka “bojkotuar” këto zgjedhje dhe ka një arsye të fortë.

“Sipas rezultateve, jo vetëm në futboll, por edhe në shumë sporte, ne jemi një superfuqi botërore, kemi pasur sportistë të mëdhenj… Unë nuk votova në këtë përzgjedhje për të dytin vit radhazi sepse ata thjesht nuk kanë respekt për ne. Unë jam përzgjedhësi i vetëm në botë i cili nuk votoi.

 FIFA duhet të tregojë respekt ndaj nesh. Ne nuk e blemë suksesin, askush nuk na dha, ne e fituam. Ne fituam dy medalje të Kupës së Botës në katër vjet, fituam edhe një medalje të Ligës së Kombeve. Sipas mendimit, Kroacia është ekipi më i mirë i futbollit në botë në tre vitet e fundit, por ata nuk e njohin këtë për ne, prandaj unë bojkotova zgjedhjet, sepse FIFA duhet të na njohë, Kroacia duhet të jetë shembull i një vendi të vogël që bën gjera të mëdha ne futboll.

Nuk e di a është e arsyeshme që zgjodha këtë formë për të protestuar. Dua vetëm të theksoj se Kroacia meriton shumë më tepër respekt nga organizatat”, tha Dalic për “Vecerni List”.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga