Labinot Ibrahimi padyshim do të mbahet mend gjatë nga tifozët e Partizanit për kontributin e tij në skuadrën e kuqe. I ardhur në vitet kur të kuqtë sapo ishin ngjitur në Superiore, anësori i linjës së djathtë shërbeu gjithmonë me devotshmëri, derisa palët vendosën të mbyllnin bashkëpunimin.
Dashurinë për kryeqytetasit ai s’e humb kurrë dhe këtë e tregon shpesh në postimet e tij në rrjetet sociale. Së fundmi, “Labi” ka komentuar në një foto të ish sulmuesit, Edmond Dosti që shfaqet me portierin Alban Hoxha.
Duket si një mesazh për trajnerin Giovani Colella që e ka lënë në stol këtë vit kapitenin e të kuqve. “Respekte për Edmond Dostin dhe bishën Alban Hoxhën”, shkruan ai duke marrë reagimet e shumë ndjekësve.