Situata te Partizani duket se u trazua së tepërmi pas humbjes 5-0 kundër Luftëtarit por gjithçka duket se u qetësua disi pas suksesit ndaj Vllaznisë me rezultatin 3-1. Gjithsesi duket se te të kuqtë lojtartët kanë "frikë". Kjo për arsyen se të gjithë janë në provë dhe duhet të bindin drejtuesit për qëndrimin te 15 heë kampionët e Shqipërisë.
Largimet e Herrera, Basrak, Shahinasit, Selvaxhios dhe La Cameras mund të shoqërohen me të tjerë. Edhe Sukaj duket në prag largimit me sulmuesin shkodran që duket se ka prishur marrëdhëniet me të kuqtë. Duket se tashmë të gjithë lojtarët nuk duhet të gabojnë pasi do evidentohen të gjithë dhe mund të ketë përjashtime dhe largime të tjera.
Poll
