Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Biletat në derbi, njoftim i rëndësishëm për tifozët e Tiranës dhe Partizanit

Shkruar nga NEWSPORT
Biletat në derbi, njoftim i rëndësishëm për

Kategoria Superiore rinis ditën e sotme me marshin më të lartë teksa derbi i kryeqytetit luhet në ‘Air Albania’ në orën 19:00. Partizani është pritës në përballjen e parë të sezonit me Tiranën dhe fitorja është detyrim për të dy klubet, si gjithmonë.

Tifozët kanë marshuar drejt stadiumit për të blerë biletat ditën e sotme dhe së fundmi pikat e shitjes në biletari kanë filluar të shesin edhe biletat e katit të dytë pas porte. Numri i biletave ka kaluar shifrën 10 mijë dhe është ndezur drita jeshile për hapjen e katit të dytë.

Një njoftim i rëndësishëm për tifozët që duan të ndjekin nga afër këtë supersfidë, vitrinë të futbollit shqiptar. Kujtojmë që çmimi i biletave është 500 në tribunat pas ported he 1000 në ‘karshi’.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga