
Paris Saint-Germain është në kërkim të një qendërmbrojtësi për të përforcuar ekipin e tyre. Prej muajsh po punohej për afrimin e sllovakut të Interit, Milan Skriniar. Por, ishte drejtori Marotta që preu shpresat e parizienëve për mbrojtësin teksa paralajmëroi se Skriniar do të rinovojë brenda datës 13 nëntor deri në vitin 2027.
Me këtë pistë që bie, një tjetër ngrihet po në të njëjtin qytet. PSG zhvendos kërkimin të rivalët e zikaltërve, Milan. Pierre Kalulu është piketuar nga skautët e PSG për merkaton e ardhshme. Francezi i kampionëve të Italisë po zhvillon një sezon shumë të mirë dhe një ofertë prej 25-30 milionë eurosh mund të jetë e mjaftueshme për të kënaqur Paolo Maldinin.
Poll