Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

Bie pista “Harry Kane”, 210 milionë euro për Napolin dhe Juventusin

Shkruar nga NEWSPORT
Bie pista “Harry Kane”, 210 milionë euro për Napolin dhe

Harry Kane është në qendër të vëmendjes, ende pa u çelur merkato e verës. Sulmuesi anglez ka kontratë me Tottenham deri në verën e vitit 2024. Ai pëlqehet nga Manchester United, megjithatë transferimi i tij në “Old Trafford” duket i vështirë për shkak të kostos së madhe financiare.

Kësisoj, drejtuesit e “Djajve të Kuq” kanë nisur nga puna për të gjetur ndonjë lojtar tjetër me aftësistë e shtatlartit të Tottenham. 115 milionë euro për transferimin e Kane janë relativisht shumë. Në këto kushte opsionet e tjera janë dy. “Daily Mail” raporton se në objektivin e United janë Victor Osimhen dhe Dushan Vlahoviç.

Të dy janë ndjekur prej kohësh nga United dhe mund të largohen në merkaton e verës, përkatësisht nga Napoli dhe Juventus. Napolitanët e vlerësojnë yllin e tyre për shifrën e 130 milionë eurove, ndërsa “Zonja e Vjetër” vështirë ta lëshojë pa 80 milionë euro. Pritet me interes të shihet se cilat do të jenë zhvillimet në merkaton e verës në klubin anglez.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga