Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

“Besojmë te titulli kampion”, Zogovic: Me Bylisin për fitore, Egnatian e kalojmë 100%

Shkruar nga NEWSPORT
“Besojmë te titulli kampion”, Zogovic: Me Bylisin për

Portieri i Vllaznisë, Bojan Zogovic foli në konferencën për shtyp përpara ndeshjes me Bylisin. Gardiani shprehet besimplotë te gara për titullin kampion ndërsa është i sigurt që do të arrijnë edhe finalen e Kupës.

“Mendoj që këtë periudhë pushimi kemi punuar shumë mirë. Trajneri dhe stafi janë të rinj, por të gjithë ata ishin këtu afër nesh. Kemi punuar shumë mirë, edhe atmosfera është e shkëlqyer. Të gjithë jemi të motivuar, vetëm presim fillimin e ndeshjes.

Sigurisht që edhe ne jemi fajtorë për disa rezultate. Sidomos humbja ndaj Laçit ishte shumë e keqe për ne. Kemi luajtur keq. Mendoj se ka ardhur momenti për të përmirësojmë dhe të marrim rezultatet e duhura.

Është puna ime që të ndihmojë ekipin me maksimumin tim. Nesër shpresoj që mos të kemi shumë punë dhe ta kalojmë sa më lehtë. Unë e di që jam akoma lojtar i Vllaznisë. Jam pjesëtar i ekipit dhe do të jap maksimumin tim në çdo ndeshje.

Jam i kënaqur me dy Kupat që kemi marrë, por unë kam dëshirë që të fitojmë dhe titullin kampion. Diferenca e pikëve me vendin e parë është 7, por nëse matematika na e lejon atëherë ka shanse që të besojmë. Gjysmëfinalja është e tillë. Vitin e kaluar kishim Partizanin. Jam shumë i sigurt që këtë vit do ta kalojmë dhe Egnatian.

U bë tre vite dhe nuk kemi pasur kurrë ndeshje të lehtë me Bylisin. Në Ballsh kemi humbur. Besoj se ka ardhur momenti që ne duhet të fitojmë patjetër. Sigurisht që duhet të fitojmë. ne jemi shok, jemi miq, por detyra jonë është të fitojmë”, u shpreh Zogoviç.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga