
Mbrojtësi shkodran Elseid Hysaj ka bërë një paraqitje të shkëlqyer në Europë, duke rënë në sy të shumë skuadrave Europiane. Por siç duket, ai duket i kënaqur me skuadrën italiane duke mohuar gjithë zërat e largimit të tij në një ekip tjetër. Ka qenë vetë menaxheri i Hysajt që ka deklaruar që mbrojtësi do të jetë i Napolit.
"100% mbetet i Napolit. Po bisedojmë për kontratën e re pasi ajo duhet të jetë e përshtatshme për vetë vlerën e lojtarit. Nuk nxitohemi, punojmë me qetësi të madhe. Unë jam i bindur se rinovimi do të vijë në kohën e duhur, dhe do të jetë një rinovim që do të bëjë të lumtur si lojtarin ashtu dhe Napolin", ka përfunduar menaxheri i Hysajt. Gjatë kësaj merkatoje u përfol që Arsenali ishte vënë në kërkim të mbrojtësit për vlerën e 22 milionë eurove.