Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOMBETARJA

Berisha nuk ndalet, "thyen" rregullat dhe rikthehet në fushë

Shkruar nga NEWSPORT
Berisha nuk ndalet, "thyen" rregullat dhe rikthehet në fushë

Portieri i Kombëtares, Etrit Berisha para disa javësh ka zhvilluar një operacion në menisk për shkak të një dëmtimi që ai pësoi. Pas kryerjes së operacionit, 27-vjeçari ka pasur një periudhë rehabilitimi për të marrë plotësisht veten dhe gjendja e tij së fundmi paraqitet mjaft e mirë.

Pak ditë më parë u fol, se Berisha do të qëndronte dhe për pak ditë jashtë fushës së blertë për ti dhënë siguri përmirësimit të gjendjes së tij pas operacionit, por ai është parë që sot në fushën e stërvitjes edhe pse i diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit.

Vetë drejtuesit e klubit kanë bërë me dije, se Berisha ka filluar që sot programin e veçantë të rehabilitimit, pasi më përpara duhet të forcojë muskulaturën pas operacionit në menisk. Stërvitja e diferencuar nga pjesa tjetër e ekipit pritet të vazhdojë për gati dy javë, më pas pritet të rikthehet si titullar, pozicion që do e mbulojë dhe sezonin e dytë.

Dje, u fol se Lacio kishte përcaktuar dhe çmimin e portierit të Kombëtares, që është 7 milionë euro, shifër që me shumë siguri do të paguhet nga Atalanta për ta bërë lojtar të vetin.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga