Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Benzema “burgoset” në Arabi, nuk ka shanse largimi për francezin

Shkruar nga NEWSPORT
Benzema “burgoset” në Arabi, nuk ka shanse largimi për

Pavarësisht dëshirës së Karim Benzema për t’u rikthyer në Europë, mesa duket ai do ta ketë shumë të vështirë për ta realizuar atë. Të paktën tani për tani.

Benzema ka kërkuar largimin nga Al-Ittihad, për shumë shkaqe, ku kryesori është marrdhënia jo e mirë që lojtari me me Gallardon, trajnerin e klubit arab. Ndërkohë që akoma pa mbyllur çështjen në Arabinë Saudite, emri i fituesit të Topit të Artë në vitin 2022 është lidhur me ekipe si Real Madrid, Chelsea apo dhe Manchester United.

Por shteti arab ka vendosur ta “burgosë” Benzeman, duke mos e lejuar që të largohet. Sipas shtypyt francez, Fondi Sovran Saudit, ka vendosur të bllokojë largimin e bomberit. Benzemas gjithashtu i është dhënë urdhër që të ai të rregullojë marrdhëniet me trajnerin sa më shpejt të jetë e mundur.

Kujtojmë që Karim Benzema u transferua te Al-Ittihad verën e shkuar, me të cilët firmosi një kontratë 3-vjeçare nga e cila përfiton plot 100 milionë euro në sezon.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga