Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bënin ligjin në Superiore, ‘zhduken’ Redon Xhixha dhe Xhuliano Skuka

Shkruar nga NEWSPORT
Bënin ligjin në Superiore, ‘zhduken’ Redon Xhixha dhe

Redon Xhixha dhe Xhuliano Skuka ishin thjeshtë të pandalshëm në Superiore. Dy sulmuesit shkëlqyen me Tiranën dhe Partizanin duke shënuar gola ndeshje pas ndeshje, më saktë duke shënuar dopieta e tripleta ndeshje pas ndeshje.

Xhixha ishte protagonist absolut në 1 sezon e gjysmë me Tiranën duke fituar titullin kampion si dhe duke e lënë në vendin e parë kur u largua. Situatë e ngjashme edhe me Skukën, i cili ndihmoi jashtë mase Partizanin me golat e tij në gjysmën e parë të sezonit të fundit ku të kuqtë u shpallën kampion.

Në total, Xhixha me Tiranën shënoi 32 gola e 7 asiste në 55 ndeshje, ndërsa Skuka 23 gola e 8 asiste në 46 ndeshje me Partizanin.

Largimet e tyre mbushën arkën e klubeve, por ‘boshatisën’ nivelin e cilësisë në ekip. Klubet humbën shumë në aspektin futbollistik, poashtu edhe lojtarët. Aventurat te Qarabag për Xhixhën dhe Metz e Maribor për Skukën nuk po ecën në ritmet e duhura.

Për Xhixhën mund të themi se e ‘kalon klasën’ teksa në 35 ndeshje, shpeshherë si zëvëndësues, ka shënuar 7 gola e 4 asiste në një periudhë që ka kaluar edhe 2 muaj dëmtim.

Ndërsa, për Skukën situata është më e përkeqësuar. ‘Mister 1.4 milionëshi’ rezultoi një dështim te Metz duke luajtur vetëm 9 ndeshje nga stoli dhe 1 ndeshje me ekipin B ku shënoi edhe gol. Këtë verë dibrani u huazua te Maribor në Slloveni dhe në 18 ndeshje ka shënuar vetëm 2 gola e 1 asist, shumë pak për një sulmues si ai.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga