
Bekim Balaj është zgjedhur ambassador i Vllaznisë në lëvizjen #MoreThanFootball, në të cilën shkodranët janë bërë pjesë së fundmi. Kuqeblutë u janë bashkaur shumë klubeve të njohura europiane si Real Betis, Benfica, Ëolves, Dinamo Zagreb e me rradhë.
Kryetari i bashkisë Shkodër, Benet Beci, me një postim në faqen e tij në rrjete sociale ka ‘bekuar’ kapitenin e ekipit dhe i uron skuadrës sukses në ndeshjen e rradhës me Erzenin.
“Bekim Balaj zgjidhet ambasador i #MoreThanFootball. Kur ti mund të bësh të lumtur një qytet, futbolli bëhet më shumë se një lojë, e kjo vlen kaq shumë në Shkodër. Klubi shkodran ka nderin të përfaqësohet nga kapiteni Bekim Balaj si ambasador i lëvizjes për këtë vit. “Futbolli na bashkon si një familje e madhe!”. Suksese djemve edhe në ndeshjen e radhës!”- shkruan Beci.