Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

VENDI

Bekim Balaj zgjidhet ambasador i ‘#MoreThanFootball’: Kur ti mund të bësh të lumtur një qytet, futbolli bëhet më shumë se një lojë

Shkruar nga NEWSPORT
Bekim Balaj zgjidhet ambasador i ‘#MoreThanFootball’: Kur ti mund

Vllaznia i është bashkuar lëvizjes “More than Football” (Më shumë se futboll), ku shumë klube si Benfica, Real Betis, Ëolves, Southampton, Shakhtar Donetsk bëjnë pjesë. Klubi shkodran ka zgjedhur të përfaësohet me kapitenin Bekim Balaj si ambasador i kësaj lëvizjeje për këtë vit.

Bomberi shkodran foli për vlerat që përfaqëson klubi dhe rëndësinë e madhe përtej fushës që loja e bukur e futbollit ka në impaktin e shoqërisë.

“Si kapiten i Vllaznisë, të luash në këtë skuadër është më shumë se futboll, sepse ti përfaqëson historinë dhe kulturën e qytetit.

Thjeshtë fakti që mund të bësh të lumtur gjithë qytetin dhe tifozët tanë, është momenti kur ti kupton se futbolli është më shumë se një lojë.

Nëpërmjet iniciativave si programet e komunikimeve me komunitetin, evente bamirëse dhe zhvillimin e bazës, futbolli kthehet në një mjet për promovimin e gjithëpërfshirjes, diversitetit dhe mundësive. Në esencë, futbolli është një forcë bashkuese, inspirimi dhe përforcimi, pasuron jetën dhe transformon komunitetet anë e mbanë botës.

Futbolli na bashkon të gjithëve si një familje e madhe.”

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga