
Erzeni do të përballet me Vllazninë në Niko Dovana sot në orën 19:00 për javën e 19-të të Kategorisë Superiore. Dy ekipet vijnë nga dy humbje respektive me Tiranën dhe Bylisin dhe do të tentojnë të kthehen te rezultatet pozitive sot përballë njëri-tjetrit.
Shijakasit me një fitore të mundshme do të kalonin shkodranët në renditje me një pikë më shumë në vendin e tretë ndërsa kuqeblutë, tre pikë, do t’i jepnin vendin e dytë nëse Partizani nuk fiton me Egnatian. Kapllani e Josa kanë zgjedhur 11 titullarët e sfidës dhe Bekim Balaj do të jetë nga minuta e parë në fushë.
Formacionet Zyrtare:
Erzeni (3-4-2-1): Xhika; Iljazi, Krasniqi, Enck; Ademi, Kriviçiç, Mehmeti, Peposhi; Alan, Kahrimanovic; Nonato. Trajner: Xhevahir Kapllani
Vllaznia (4-3-3): Zogovic; Smajli, Shehi, Gurishta, Hakaj; Jonuzi, Alivoda, Heric; Hoxhaj, Balaj, Mala. Trajner: Mirel Josa.