
Bekim Balaj ka kapur kuotën e 16 golave në Superiore. Pas 27 javëve kampionat, Balaj është kryegolashënuesi i elitës së futbollit shqiptar.
Sulmuesi i Vllaznisë ka pasur një favor të madh te golat e shënuar. Pikërisht numri më i lartë se skuadrat e tjera dhe saktësia 100% nga pika e bardhë. Plot 8 gola Balaj i ka shënuar nga penalltitë.
Kjo shifër e golave është gjysma e shënuar në total. Vllaznia ndodhet aktualisht e dyta në kampionat, ndërsa për herë të parë është 2 pikë diferenca me Egnatian kryesuese.
Poll