
Tirana njihet për risitë dhe punën e mirë në aspektin e marketingut dhe organizimeve në standartet e larta. Klubi bardheblu u ka ofruar së fundmi një mundësi dashamirësve bardheblu të bëhen pjesë e organizimeve të ndryshme të Tiranës. Në rrjete sociale, Tirana, hap aplikimet për vullnetarët që kanë dëshirë të bashkohen në këto projekte të veçanta.
“Për këdo që dëshiron të bëhet pjesë e organizimeve të KF Tirana, klubi ka hapur tashmë aplikimet për vullnetarë. Në organizimet madhore, ndeshje derbi apo projekte të veçanta, tashmë cilido mund të kontribuojë nga afer në punën e madhe që bëhet për organizimin e një ndeshje. Behu pjesë e jona dhe shijo nga afër emocionet bardheblu.”- shkruan klubi.
Kujtojmë që Tirana do të përballet me Vllazninë nesër në orën 19:00 në Air Albania për Superkupën e Shqipërisë.