
Agim Ademi ka bërë një deklaratë bombastike: “Dua një miqësore Kosovë – Serbi”. Kreu i Federatës së Futbollit të Kosovës ka kritikuar trajnerin e përfaqësueses serbe për sharjet e bëra në përballjen kundër Zvicrës.
Dragan Stojkoviç s’u përmbajt aspak, përkundrazi i irrituar me lojën zvicerane, nxorri inatin te nënat shqiptare. Ademi ka folur për “Danas” ku është shprehur:
“Nuk e prisja që një legjendë si Piksi (Dragan Stojkoviç) të shante nënat tona shqiptare. Ai ishte një legjendë e lojës në Jugosllavi. Ne bënim tifo për të derisa jetonim në një shtet të përbashkët.
Shumë kosovarë e donin atë si futbollist dhe habiten që ai u soll kështu në një ndeshje që nuk e kishte as kundër Kosovës, por kundër Zvicrës. Futbollistët e Serbisë dhe kosovës duhet të luajnë një ndeshje miqësore dhe të tregojnë se futbolli dhe sporti i bashkojnë njerëzit, jo t’i ndajnë”, ka thënë ai.