
Me Neuer që nuk i dihet akoma data e rikthimit në fushën e blertë dhe me Yann Sommer të larguar drejt Interit, Bayerni po kërkon në “dëshpërim” një portier.
Kepa ka qenë një nga synimet e gjermanëve, por spanjolli zgjodhi të huazohej tek Real Madrid. Ndërkoh Bono, portieri maroken i Sevillas është një tjetër emër në “radarët” e bavarezëve, por dhe ky opsion duket i vështirë, pasi marokeni është drejt një transferimi tek Al Hilal në Arabinë Saudite.
Por gjithsesi rekordmenët e Bundesligas vazhdojnë të shqyrtojnë mundësitë e tjera, ku emri më i fundit i dalë në skenë është ai i Wojciech Szczesny. Portieri polak i Juventus është një opsion konkret për portën e Bayern Munchen.
Vlera e kartonit të ishit të Romës vlerësohet rreth 10 milionë euro, një shumë që nuk do të ishte problem për t’u paguar nga Bayerni.