
Merkatoja vazhdon të jetë mjaft e nxehtë. Në çdo kampionat flitet për transferime lojtarësh të cilët për një arsye apo për një tjetër kërkojnë largimet nga skuadrat aktuale. Ditët e fundit po flitet shumë për shkëmbimin e mundshëm të Vlahovic dhe Lukakut.
Juventusi dëshiron belgun që ta ketë në skuadër për sezonin e ri, nga ana tjetër Chelsea pëlqen serbin. Negociatat pëërë këtë operacion vazhdojnë, teksa aktualsiht nuk është arritur ende një gjuhë e përbashkët mes klubeve.
Nga kjo situatë dëshiron të përfitojë Bayern Munich. Gjermanët synojnë të prishin “punë” në shkëmbimin mes sulmuesve. Bavarezët do të tentojnë Vlahovic dhe janë gati t’i ofrojnë “Zonjës së Vjetër” 80 milionë euro.
Kujtojmë se mes Juves dhe Lukakut është arritur paraprakisht një marrëveshje për një kontratë 3-vjeçare dhe mbete të shihet se si do të shkojë situata pas interesimit të Bayern Munich për Vlahovic.