Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

Bayern Munich "fërkon duart", dy gola të tjerë nga Lewandowski mund t’i kushtojnë shumë Barcelonës

Shkruar nga NEWSPORT
Bayern Munich "fërkon duart", dy gola të tjerë nga

Kur Barcelona nënshkroi me Leëandoëskin në verë katalanasit i paguan 45 milionë euro Bayern-it. Polaku ia ka dalë që deri tani të jetë ylli i skuadrës. 34 vjeçari udhëheq kryesimin e golëshënuesve të La Liga duke shënuar 14 gola në 16 paraqitje.Përveç kësaj ai ka 5 gola në Champions League dhe dy gola në Superkupën e Spanjës dhe Copa del Rey.

Në total ai ka realizuar 23 gola me Barçën në 25 ndeshje të luajtura. Pra është një investim që ia ka vlejtur për blaugranat, të cilët pas largimit të Messi nuk po gjenin një lojtar të nivelit botëror për të udhëhequr ekipin. Por Mundo Deportivo raporton se klubi katalanas do t’i duhet të paguajë 1.25 milionë euro Bayern-it nëse Leëandoëski shënon dy gola më shumë dhe arrin shifrën 25 gola në sezon. Siç raportohet kjo pagesë u dakordësua në verë kur klubet arritën marrëveshjen.

Katalanasit duhet të paguajnë 1.5 milionë euro kampionëve të Gjermanisë sa herë ai arrin 25 gola ose më shumë në sezon, brenda kontratës së firmosur për 4 vite. Tani Leëandoëski është dy gola larg kësaj shifre. Nëse ai arrin këto numra për çdo sezon që ka firmosur me Barcelonën, ata duhet t’i paguajnë Bayern 5 milion euro në total.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga