Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

BAYERN kërkon dëshpërimisht Harry Kane, por në Bavari kanë gati edhe planin B

Shkruar nga NEWSPORT

Bayern Munich prej kohës tashmë ka shfaqur interes për shërbimet e sulmuesit Harry Kane. Largimi i Robert Lewandowski ka lënë një boshllëk te skuadra bavareze, ku Sadio Mane nuk rezultoi goditja e duhur.

Në këto kushte drejtuesit pëlqejnë shumë cilësitë dhe karakteristikat e sulmuesit anglez, ndërsa e tentuan në merkaton e kaluar, por kapiteni i Anglisë u “mbylli” derën gjermanëve.

Siç duket në Bavari nuk heqin dorë kollaj dhe një tjetër tentativë për ta trnasferuar në Bundesligë do të bëhet në verë. Gjithsesi nëse përsëri gjithçka dështon atëherë drejtuesit kanë gati edhe planin B.

Pikërisht sulmuesi i Juventusit, Dushan Vlahovic ka përfunduar në radarët e gjermanëve, pasi serbi me shumë gjasa do të largohet nga “Allianz Stadium” në fund të këtij sezonit.

“Zonja e Vjetër” shpenzoi afro 92 milionë euro për ta marrë nga Fiorentina, shifër që torinezët me siguri do ta kërkojnë nga Bayern për të lënë të lirë sulmuesin.

[caption id="attachment_682117" align="alignnone" width="300"] Dusan Vlahovic, Juventus[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga